VoRAE synon që përmes panaireve ta ruajë identitetin dhe kulturën e komuniteteve

| 08 Sht 2023 | 12:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ditën e dytë të Festivalit Multikulturor, të organizuar nga “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve” (VoRAE), u prezantua identiteti dhe kultura e këtij komuniteti. Krahas kësaj, aty prezantuan edhe punime artizanale e veshje të ndryshme të punuara nga gratë e komunitetit, raporton Ekonomia Online.

Në sheshin “Skënderbeu”, ishin vendosur punime artizanale, me ç’rast pronarët e konsideruan si fitimprurës, e disa sa për ta ruajtur traditën.

Njomza Uka, zyrtare në organizatën “Zëri i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, tregoi agjendën e ditës së dytë. Tha se përmes panairit të grave do të prezantohen punë të ndryshme të grave të këtij komuniteti.

“Sot jemi në ditën e dytë të Festivalit Multikulturor, ku gjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete këtu në sheshin ‘Skënderbeu’. Përveç panairit të grave ku do të prezantohen punë të ndryshme të grave të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian, bizneset të cilat kanë artizanale, do të ketë punëtori në pikturë e diskutime me të rinj”, u shpreh ajo.

“Jemi në zvogëlim e më shumë të numrit të bizneseve dhe kjo ka qenë njëra ndër arsyet kryesore se si mundemi t’i promovojmë e aq më shumë t’i inkurajojmë të rinjtë që të trashëgojnë një biznes të tyre”, tha Uka.

Ndërsa Mehmet Shefkiu nga Ferizaj, i cili merret me përpunimin e veglave muzikore i inkurajoi të rinjtë që të merren me këtë zanat.

“Këta të rinjtë që janë këtu ma merr mendja që do të merren edhe këta me këtë zanat. Sjell të mira materiale ai që punon, mirë kemi fitim. Është puna pak me sezone por mirë po shkon”, u shpreh Sjefkiu.

E Daut Kurti nga Gjakova në këtë panair kishte sjellë punime artizanale. Tha se këtë zanat e ka të trashëguar brez pas brezi.  

“Unë sot kam dalë me prezantua punimet e vjetra që më përpara kemi punuar babë e babagjysh. Këto i blejnë dyqanet e vjetra dhe ato antike. Ka qarkullim, ka blerje por është mirë me punu këtë zanat se babai e babagjyshi e ka punuar këtë zanat”, u shpreh ai.

Të ngjashme