Kontrolli i policisë në Zubin Potok: Mësohet arsyeja e aksionit

| 08 Sht 2023 | 13:20 | Nga

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në Zubin Potok të premten.

Pjesëtarët e njësisë speciale të policisë kanë kryer kontroll në fabrikën “Lola” në Zubin Potok.

Bastisja ka zgjatur rreth një orë.

Mediumi lokal serb në veri, Kosovo-online raportoi se më shumë se 50 pjesëtarë të njësisë speciale hynë brenda godinës së fabrikës.

Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në veri, ka thënë se njësitet policore kanë asistuar një vendim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në objektin e fabrikës, AKP-ja ka varur një njoftim me shkrim ku thuhet se fabrika është nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe se hyrja e paautorizuar është e ndaluar.

Të ngjashme