Kosova me tri marrëveshje me Suedinë në fushën penale – Ekstradimi, trasnferimi e ndihma juridike falas

| 13 Sht 2023 | 10:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, raporton Ekonomia Online.

Marrëveshje të njëjtë u votua edhe për ekstradim ndërmjet Qeverisë së Kosovë dhe Suedisë.

Ndërsa pika e tretë me po të njëjtin shtet u bë edhe për lidhjen e marrëveshjes për ndihmë juridike falas në çështjet penale.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, tha se këto marrëveshje janë implementim i zotimeve, përmirësimi dhe vendosja e drejtësisë me shtetet ndërkombëtare.

Qëllimi i kësaj marrëveshje sipas tij, është lehtësimi i procedurave për të ekstraduar personat që kërkohen nga shteti tjetër, raporton EO.

Të ngjashme