Zogiani: Humbjet e ujit të pijes më të mëdha sesa deklarohet, për ruajtjen e lumenjve po përgatisim një plan

| 15 Sht 2023 | 15:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, tha se humbjet e ujit të pijshëm janë më të mëdha se sa deklarohet nga Kompanitë Rajonale, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të konferencës “Të kuptojmë dobësitë e Kosovës në shëndetësi dhe mjedis” ku u mbajt diskutimi në lidhje me sfidat në rritje me vërshimet, shfrytëzimin dhe keqpërdorimet e lumenjve në Kosovë, Zogiani tha se është e pamundur të krijohen politika të trajtimeve të ndryshme mjedisore pa krijuar data-baza.

“Qytetet më të mëdha aktualisht janë të mbuluara me impiante të trajtimit të ujërave, megjithatë kemi hasur në një situatë të çuditshme kur flitet për impiante. Ne kemi pas të dhëna prej KRU-ve dhe prej burimeve tjera mbi përdorimin e ujit, përkatësisht humbjet në përdorim të ujit dhe mbi këtë bazë kemi ndërtuar kapacitete të caktuara dhe na ka dalë që humbjet në sistem të ujërave janë shumëfish më të mëdha se sa janë raportuar zyrtarisht. Meqenëse në sistemin e kanalizimit lëshohet shumë ujë i pastër, kjo është problem i madh për impiantet e trajtimit të ujit sepse ju e dini që ujërat në një fazë të vetëm trajtohen biologjikisht dhe një bakterie e caktuar që pranon ujëra të pastra ngordh sepse jeta e bakteries varet nga ujërat e zeza”, ka thënë Zogiani.

“Ne në sistem na vijnë ujëra të pastra se sa ujëra të papastër. Ne kemi menduar se është e pamundur me vazhduar me krijuar politika të trajtimeve të ndryshme mjedisore pa krijuar data-baza. Së pari duhen të dhëna se nuk mund të krijosh politika”, u shpreh Zogiani.

Zogiani tha se ka edhe mungesë të politikave. Ai tha se për ruajtjen e lumenjve janë duke përgatitur planin, por që aktualisht është në diskutim publik.

Zogiani pati edhe kritika për mënyrën se si është dhënë prioriteti i ujërave. Sipas tij, shpesh herë prioritet është dhënë ujit për qëllime komerciale e jo për ujë të pijshëm.

“Kemi edhe mungesë të politikave që sot e kësaj dite ekziston një debat se projektet komerciale në ujëra duhet të jenë me koncesion apo me leje ujore. Vazhdon të jetë në dilemë, në Gjykata ka vendime të ndryshme dhe e kemi bindjen se kjo duhet të bëhet me koncesion por pastaj has në interpretime të ndryshme në përballim me profesionistët brenda administratës se ata e kanë një qëndrim që e kanë trashëguar se mundemi edhe me leje ujore sepse për bindjen tonë qëndrimi komercial për ujëra të shkojë nëpërmjet koncesionit, për shkak se janë dy gjëra; e para nuk bëhen projekte të panevojshme por e identifikon projektet që mund të jenë të vlefshme dhe e dyta e siguron njëlloj konkurrence”, deklaroi ai, teksa shtoi se deri më sot nuk ka pasur konkurrencë të mirëfilltë”.

“Unë nuk mundem me interpretuar, plani është teknik por plani aktualisht është në diskutim publik dhe e dini se sipas rregullave, plani duhet të jetë në diskutim një vit të plotë. Është problem me thënë sepse përfshin shumë çështje teknike që duhet të pyeten ekspertet dhe unë nuk jam ekspert dhe e dyta nuk është përfundimtar se është në dëgjim. Qëndrimi aktual është që lumenjtë të shkojnë drejt një përdorimi me prioritet me ligj. Prioriteti i parë është uji i pijshëm, i dyti është agro-kultura dhe i treti për qëllime komerciale dhe deri më tash piramida ka qenë teposhtë sepse aktualisht me rëndësi janë për qëllime komerciale. Keni parë shumë hidrocentrale dhe uji i pijshëm ka rënë në vendin e pijshëm”, tha Zogiani.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme