Digjet një banesë në Fushë-Kosovë, lëndohen katër persona

| 29 Sht 2023 | 13:28 | Nga

Katër persona, dy nga ta zyrtarë policor janë lënduar pasi një banesë në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një objekt (banesë) në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor). Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

Të ngjashme