Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin Elbert Krasniqi, kanë vizituar familjen e Muzafer Palamar, e cila është përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitetet jo-shumicë, raporton Ekonomia Online.
Kurti tha se Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka ndarë dy milionë euro për ndërtimin e 57 shtëpive që do të ndërtohen deri në fund të këtij viti.
Ai tha se MAPL-ja në këtë thirrje ka ndarë edhe një milionë euro për renovimin e shtëpive.
“Mbi strehë të qëndrueshme mbi kokë, e për banim të dinjitetshmesh, 57 shtëpi do të ndërtohen deri në mesin e muajt dhjetorë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka dy milionë euro për 57 shtëpitë që ndërtohen dhe një milionë euro për renovim të shtëpive. Sepse nuk behët fjalë veç për ndërtim të shtëpive është e rëndësishme edhe renovimi i tyre sepse ka njerëz që kanë shtëpi por duhet të rinovohen. Ka njerëz të cilëve duhet të iu ndërtohet shtëpia dhe kjo është familja e parë prej tre familjeve që do t’i vizitojmë sot, familja e parë është Boshnjakë me pastaj do të shkojmë edhe ne vizitë të një familje Rome dhe një tjetër Egjiptase.”
Ndërsa ministri Elbert Krasniqi ka thënë së kanë qenë mbi 200 kërkesa për ndërtim të shtëpive për këtë vite, por që mundësit janë që të ndërtohen vetëm 57.
Ai tha se janë ndarë edhe tre milion euro të tjera për ndërtim të shtëpive për vitin e ardhëshëm.
“Është shumë mendim i mirë qe edhe kryeministri me pa rezultatin e punës që është tashmë në vijueshmëri të rregullte, 57 shtëpi deri në mes dhjetorit do të përfundojnë nga subvencionimi qe i është bere familjeve përfituese. Nga MAPL-ja, qeveria e Kosovës ka ndarë edhe tre milionë euro të tjera për vitin tjetër që do të përfitojnë edhe përafërsisht 57 deri në 60 familje, kanë qene mbi 200 kërkesa këtë vite kështu që 57 kanë pasur mundësi financiare t’iu përgjigjemi dhe pjesa tjetër do të vazhdojë edhe në vitin tjetër”, tha ai.



