Konjufca: Kuvendi po i përmbush detyrat, duhet të jemi anëtare e OKB-së e BE-së

| 08 Nën 2023 | 12:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit, mbështetur nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kanë mbajtur Konferencën për Agjendën Transformuese të Kosovës për OZhQ-të, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i konferencës u tha se është të forcojë konsensusin në Kosovë rreth Agjendës Transformuese të OZhQ-ve dhe të ofrojë një platformë për diskutim interaktiv ndërmjet institucioneve dhe palëve tjera me interes për të formësuar fushat prioritare të Agjendës Transformuese të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca me këtë rast tha se duke pasur parasysh kohën sfiduese nëpër të cilën po kalon bota, sidomos pas pandemisë Covid-19, më shumë se kurrë merr kuptim thirrja e sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për domosdoshmërinë e ngritjes së solidaritetit global.

Kreu i Kuvendit tha se nevojitet solidaritet e bashkëpunim i vendeve të zhvilluara me ato vende që ende janë në faza më të hershme të zhvillimit dhe me ato vende që sfidohen nga mungesa e elementeve bazike për jetë.

Sipas tij, zbatimi i suksesshëm i Agjendës 2030-të do t’i hap rrugë Kosovës për t’u bërë pjesë e OKB-së dhe BE-së. Në këtë drejtim ai shtoi se Kuvendi po i përmbush detyrat e tij, sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative.

“Pandemia që e çrregulloi sistemin ekonomik në botë, bëri që bota të përballet me sfidat. Po flasim jemi dëshmitar të një periudhe të ndjeshme e cila po kalon krejt bota dhe ne fatkeqësisht do të konstatojmë prej këtyre zhvillimeve njerëzimi fatkeqësisht po hynë në njërën prej dekadave më të pasigurta edhe që të gjithë këta parametra që janë vendosur këtu si objektiva globale të zhvillimit të qëndrueshme do të sfidohen seriozisht në të gjithë botën dhe janë duke sfiduar realisht”.

“Disa prej këtyre parametrave ndoshta edhe po bëhen edhe më keq ndoshta edhe para 10 viteve ose para 20 viteve, por kjo do të na bëjë  më të fortë e bën vet edhe agjendën më serioze për nga urgjenca dhe për nga aktualiteti. Pasojat gati të kapërcyeshme që ishin nga pandemia e fundit që e çrregulloi tërësisht  sistem ekonomik në botë e goditi edhe arsimin edhe mirëqenien e shoqëruar pastaj me një sërë krizash të njëpasnjëshme që po përballet krejt bota janë vërtetë probleme që po ballafaqohet e kemi parasysh këtë kohë sfiduese që po e kalojmë”.

“Kuvendi Republikës së Kosovës do të angazhohet të kontribuoj edhe në miratimin e ligjeve që është funksioni jonë bazik por edhe për përgatitjen e politikave që garantojnë gjithë përfshirje barazinë. Për Kosovën  kjo agjendë duhet të shihet si mundësi  për  të dëshmuar aftësitë që Kosova për tu bërë pjesë e zhvillimeve globale. Si mundësi  e vendit tonë për integrim me të madh në arenën ndërkombëtare”.

Arnhild Spence, koordinatore për Zhvillim e OKB-së, tha se normalizimi i raporteve me Serbinë është hap për integrim në BE. Ajo i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit që të kërkojë përgjegjësi nga Qeveria për zhvillimin e agjendës së Kosovës.

“Kosova është fatlume që është pjesë e kësaj nisme, është mundësi shumë e mirë për zhvillim të qëndrueshëm. Kosova ka shënuar një rritje të lart por duhet ende punë”.

“Dua të theksoj se normalizimi i raporteve me Serbinë është një hap tutje në integrimin e Kosovës në BE. Theksoj edhe rolin qenësor të Kuvendit që të zhvillojë agjendën e Kosovës. E ftoj kryetarin e Kuvendit të Kosovës të kërkojnë përgjithësi nga Qeveria”.

Fatmire Kollçaku, kryetare e Këshillit për Zhvillimi të Qëndrueshëm, tha se po angazhohen në vazhdimësi që të punojnë në përmbushjen e objektivave, raporton EO.

“Ky event dëshmon seriozitetin dhe rëndësinë që Kuvendin i Kosovës dhe në  veçanti Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i jep përmbushje së obligimeve. Ky seriozitet tani më është rrënjosur në punën  e Kuvendit si rrjedhojë e punës së Këshillit”.

“Për të parë Qeveria e Kosovës ka raportuar për përmbushjen e OZhQ në seancë plenare.  Janë  organizuar  katër tryeza kombëtare dhe një konferencë rajonale në mbështetje të Kombeve të Bashkuara”.

“Është e rëndësishme që Kuvendi të përdor mekanizimin e mbikëqyrjes për të përcjell punën  e Qeverisë në zbatimin rregullativës për zhvillim të qëndrueshëm”.

Të ngjashme