Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka folur pyetur për punët që po kryejnë katër kryetarët e komunave në veri. Krasniqi tha se kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, takon në baza ditore qytetarët.
Duke shtuar se Hetemi dhe Eden Atiq janë vazhdimisht në nivel të detyrës. Krasniqi tha se komuna e Leposaviqit dhe Agjencionit për Regjistrim Civil për të hapur zyrat për pajisje me letërnjoftime dhe pasaporta të Kosovës.
Madje për dy kryetarët e PDK-së tha se ata po punojnë nga zyrat alternative dhe ka dyshime që ata mund t’i përgjigjen kërkesave të qytetarëve.
“Janë 34 kryetarë në Republikën e Kosovës, dhe agjenda e secilit është individuale dhe nuk mund të flas për ato, po është me e veçante pjesa e kryetarit në veri të vendit. Ne tashmë kemi dy kryetarë të cilët vazhdojnë aktivitetet e tyre ditore nga zyrat e kryetarit, të cilët janë përcaktuar të punojnë nga zyra alternative, dhe këtu unë kam dyshimet e mija që ata mund të iu përgjigjën kërkesave të qytetareve, kryetari i Leposaviqit në baza ditore takon qytetarët te cilët kanë kërkesa në vazhdimësi për kryetarin”.
“…për herë të parë kanë një kryetar të cilin është në interesa të qyfterëve dhe jo të grupeve kriminale ndaj listët serbe, kryetari ne Leposaviq dhe ai në Mitrovicën e veriut janë vazhdimisht në nivel të detyrës dhe angazhohen që në projekte të ndryshme edhe nëpër mjete ministrisë edhe fondeve vetanke të komunës të implementojne projekte të ndryshme, në javën e kaluar është nënshkruar një marrëveshje mës kryetarit të komunës së Leposaviqit dhe Agjensioni për shërbime civil, ku në fund të kësaj jave do të kemi zyrën për tu pajisur me letërnjoftime dhe pasaporta te republikës së Kosovës”.
