Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka mbajtur tryezën shkencore “Ndotja e mjedisit nga materialet plastike dhe substancat organike rezistente dhe metodat e trajtimit”, raporton Ekonomia Online.
Fetah Podvorica, anëtar korrespodent i Akademisë, tha së materialet plastike janë problem i mjedisit dhe se 14% prej tyre digjet dhe 14% riciklohen.
Duke marrë për bazë që janë vështirë të riciklueshme i tha se duhet të zvogëlohet përdorimi i tyre.
“Aktualisht në vit prodhohen 267 milionë tonë, materialet plastike janë lehtë të definueshme. Mjetet plastike gjejnë përdorim çdo kund, ato janë materiale që zbërthehen vështirë dhe vështirë riciklohen për atë janë problem i mjedisit”.
“Për ta zvogëluat ndotjen duhet të parandalohet parandalimi i tepërt i tyre, do të këtë prezantime për mjetet plastike dhe riciklim, mund të themi së 14% e tyre digjen, 14 prej tyre riciklohen”.
Ilirjan Malollari, nga Akademia e Shkencave, theksoi se problem është riciklimi i substancave farmaceutike.
“Problemi është shumë i vështirë, është punuar shumë e madhe për të bërë për t’i shkatërruar këto elemente disa prej tyre janë marr ne konsideratë një numër të madh, substancat farmaceutike janë më të vështira”.
Salih Gashi, anëtar korrespodent i Akademisë, tha se mënyra më e mirë e menaxhimit të tyre do të ishte riciklimi dhe për këtë shembull është Suedia, raporton EO.
“Ato faktikisht prodhohen se nuk përdoren në metoda adekuate, 10 milionë tonë shkojnë në oqean. Metoda më e mirë do të ishte që këto me i menaxhuar më metoda që e pastrojnë ambientin, në ato bëjnë pjesë riciklimi, djegia etj”.
