Blinken thotë se ShBA mbetet e fokusuar për lirimin e pengjeve

| 01 Dhj 2023 | 18:02 | Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Anton Blinken, thotë se Hamasi mban përgjegjësi për përfundimin e armëpushimit.

“Hamasi refuzoi angazhimet e marra. Edhe para se të mbaronte pauza, ai kreu një sulm mizor terrorist në Jerusalem, duke vrarë tre persona”, u tha Blinken gazetarëve ndërsa hipte në aeroplanin e tij në Dubai.

Blinken shton se Hamasi nuk i përmbushi obligimet e marra për sa i përket lirimit të pengjeve të veçanta dhe se ShBA mbetet “e fokusuar intensivisht” në lirimin e pengjeve, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i bashkuar të gjithë me familjet e tyre, duke përfshirë ndjekjen e procesit që kishte funksionuar për shtatë ditë,” thotë Blinken, duke vazhduar se puna po vazhdon “pothuajse orë pas ore” .

Të ngjashme