Deputetja britanike, Alicia Kearns, vazhdon kritikat ndaj Serbisë, duke thënë se shteti fqinj i Kosovës po strehon fajtorin kryesor për vrasjen e policit Afrim Bunjaku, në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Reagimi i deputetes vjen pas një postimi të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, ku kritikohet Serbia për parregullsi në zgjedhjet e 17 dhjetori, duke u thirrur në raportin OSBE-së që ka identifikuar keqpërdorime, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave, sipas telegrafit.
“Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE”, ka thënë ministria e Jashtme e Gjermanisë.