Nga një hero në një propagandist dhe “kapës” të dëshpëruar

| 03 Gus 2024 | 09:53 | Nga

Një javë dramatike, këndejpari. Si fillojnë temat e zgjedhjeve në Ballkan, gjithcka ndryshon. ‘Dhezet’ situata. Zgjedhjet tek ne duket se nuk janë një mjet për të ndryshuar dicka, po një qëllim në veti. Të gjithë luftojnë të fitojnë dhe marrin në dorë qeverinë (kontrollin mbi paranë dhe vendimet publike), se qeverisje nuk ka shumë në kuptimin kualitativ të fjalës.

Kosovarët ende nuk i kanë shijuar magjitë e qeverisjes pozitive profesionale me politika publike ku partitë politike punojnë për publikun dhe qytetarët, por do të vie edhe ajo kohë, shpresojmë.

Ende nuk u adresuar si duhet skandali me RTK ku u ngritën dyshim të thella të faktuara se si politika dhe pushteti i fut duart dhe dy këmbët në politika editoriale dhe zgjedhje si dhe për të pushuar nga puna nivelet më të larta të këtij institucioni i cili duhet të jetë i pavarur.

Kjo nuk është dicka e re në Kosovë, ndikimi i thellë politik, por këtë e bëri një parti politike që premtoj me aq devotshmëri c’kapjen e shteti dhe institucioneve publike. Tashmë thujase LVV duket sikur ish partitë tjera që qeverisë 20 vite, edhe pse tash ato kanë pësuar ndryshime gjeneracionale.

Kështu një parti me shpresa, një lider që ishte një hero, po shndërohet fatkeqësisht në parti që kapë insitucione publike, sidomos në parti të propagandës së thellë. A e keni parë një foto që është postuar nga pushteti të një qifti që po pozonte dhe bënte photoshooting në Ujman?

Nuk janë ndoshta paraqitja e njëanshme e statistikave ekonomike, ky akt me foto dhe ngjarje nga Ujmani mesiguri janë kulmi i propagandës së pushtetit. Kjo i paraqet dhe ata duken të dëshpruar për paraqitje të ndonjë suksesi.

Metëvërtetë Albin Kurti dhe LVV kanë pasur telashe me qeverisje. Ata janë befasuar nga fitorja e tyre aq e thellë, që ishte më shumë një ndëshkrim për partitë tjera. E kur u gjetën të qeverisin vet, ata nuk kishin cka nevojitet nga kuadrot, se ishin kryesisht parti e protestave jo e politiave publike.

Kështu, në mungesë të kuadrove dhe pasiqe kishim ngecje të mëdha në arsim, ekonomi, shëndetësi.. sidomos me diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare, LVV dhe Kurti vendosën të aplikojnë propagandën si mjet të i mbulojnë dështimet në qeverisje.

Faktikisht, mungesa e kuadrove profesionale për qeverisje ndoshta ka ndikuar më së shumti të detyroj Albin Kurtin të kthehet nga një hero në një propagansit të dëshpruar.

Ai duket se e ka një shprehi të keqe në menaxhment, nuk i adreson dhe nuk i ndron/zëvendëson ata që nuk kryenë punën. Ndoshta ai vet është i përfshirë në këtë rrëmujë e pastaj nuk mundet me i ndëshku ata që vet ju ka dhënë urdhëra të veprojnë ashtu. Kurti është një legjendë për filozofi politike dhe e njef mirë Rusinë ndoshta, por ai nuk ka shumë lidhje me qeverisje, vetëmsa e ngushton.

As ekonominë e biznesin nuk e njef, se kurrë nuk ka drejtuar një biznes dhe nuk ka menaxhuar biznese. Kjo nuk e bënë atë person apo politikan të keq, thjesht ka kualitete që nuk përshtaten me qeverisje. Albin Kurti nuk duhet të jetë më kryeministër i Kosovës, ndoshta President i përshtatet më shumë.

Sikurse propaganda nuk po mjaftonte, LVV dhe Kurti bënë edhe gabimin e dytë: ata filluan të instalojnë në borde të ndërmarrjeve publike njerëzit e tyre, politik. Kjo ndoshta për shkak se ata ishin shumë paranoik ndaj pushtetit të kaluar dhe besonin që vetëm njerëzit e devotshëm dhe të besueshëm të tyre mund të c’kapin shtetin.

Por kjo nënkuptoj një kapje tjetër nga politika. Rrjedhimisht, kjo po ju hakmerret dramatikisht, shif rastin me RTK. Por edhe në ndërmarrjet publike të cila po ka greva, nuk po paguan pagat…

Gjithashtu duket se ka pasur edhe një rezistencë të madhe nga sistemi i drejtësisë për një refomë në këtë sektor. Kjo e ka hendikepuar ndoshta agjendën kryesore të LVV dhe Kurtit. E nëse ata kishin aplikuar metoda e njejta sikurse me ndërmarrje publike dhe borde, kjo do të nënkuptonte se drejtësia gjithashtu rrezikohej të mos reformohej ashtu si duhet por vetëm të ndryshojnë ‘pronarët politik’.

A ka mundësi me pas në Kosovë dhe Ballkan institucione të pavaruar nga politika? Mbetet të shifet. Këtu jo vetëm ndërmarrjet publike, por edhe shkollat e spitalet i kemi politizuar. Në disa raste edhe klubet e sportit. Ne ende duhet të mësojmë se si funksionon shteti dhe pse është absolutisht esenciale të kemi institucione të pavarura nga politika. Kjo për shkak se sistemi nuk funksionon ndryshe.

E gjithë kjo na sjellë në një temë tjetër: pse të gjithë opcionet e shpresës po na dështojnë? Cilët janë faktorët që po i tjetërsojnë kandidatët me potencial posa ata po bëhen pjesë e sistemit. Albin Kurti nuk është i vetmi këtu. Kemi dhjetëra raste nga profile të ndryshme kur ti sikur një yll futesh në sistem politik dhe pastaj, kjo maqineri, të ‘bastardizon’. Me gjasë nuk ka lënë ky sistem pa e tjetërsuar negativisht askënd që po futet në këtë ‘lavatriqe’.

Kjo nënkupton që ne ende kemi punë në krijimin e një sistemi që nxjerë më të mirë, jo më të keqën, e njerëzve që bëhen pjesë e politikës dhe institucioneve. Në parim, jo vetëm Albin Kurti, por edhe shumë personalitete tjera kanë qenë kuadro që kanë potencial me i ndihmuar këtij vendi, por ky vend dhe sistem po reziston.

Ndoshta kjo ka të bëjë me kulturën tonë të përgjithshme politike dhe faktin që nuk jemi mësuar të kemi shtetin tonë edhe në njëfar mënyre kemi sadobuar gjithmonë pushtetin. E tash, me inercion, po vazhdon njëfar lloj sabotimi i kushdo që po vjen në pushtet.

Gjithashtu kultura jonë për drejtësi të pavarur nuk është në vend ende. Ka raste kur ne ende nuk po dallojmë mirë kriminelët nga patriotët. Ka pasur raste edhe ku i kemi quar në qiellë kriminelët. Kjo duket të jetë e rrezikshme dhe është një indikatorë që metëvërtetë duhet të investojmë në arsimim kualitativ në të gjitha pjesët e vendit që të jemi në gjendje disa gjëra bazë të i gjykojmë bardh dhe zi.

E tash, kur zgjedhjet po afrohen, Kurti po e përcjellë me vëmendje opinionin dhe dëshirat e votuesëve kosovarë. Kjo i duhet të fitoj sa më shumë vota. Por ai dhe LVV nuk do të mund të qeverisinë më vet asnjëherë. Dhe tash, kur votuesit kosovarë po preferojnë një lider politik që është i ‘fortë’ ai po e shfrytëzon rastin që të i kundërvihet aleatëve Amerikan, Gjerman dhe Europian.

Dje ishte rasti me Urën e Ibrit. Ambasadori amerikan deklaroj në publik që nuk e përkrahin në këtë moment të hapet ura e ibrit, 2-3 orë më vonë Kurti doli me qëndrim zyrtar që Ura do të hapet. Sigurisht që Kurti ka të drejtë dhe është e ligjshme vendimi i tij, por Kosova nuk ka një sovranitet e plotë ende.

Mbrotja e sovranitetit dhe integritetit territorial bëhet nga NATO/KFOR ku SHBA është thelbësore. E nëse ata na kthejnë shpinën, integriteti territorial i Kosovës mund të zhduket si një fluskë e sapunit.

Kemi përpara kohëra dinamike. Albin Kurti dhe LVV mbesin partia kryesore dhe mesiguri edhe do të jenë në qeveri edhe 4 vite, me PDK ose LDK në partneritet. Eshte e mirë që kemi zgjedhje dhe një zgjerim i koalicioni do e ndihmoj Kosovën, LVV-në dhe Kurtin. Presion i madh që kanë aktualisht duket i marrë të gjitha vendimet vet, po e shkatërron partinë.

Por gjatë mandatit të dytë eventual, LVV dhe Kurti do të jenë më të relaksuar edhe punë më të mirë mund të bëjnë. Por kjo nënkupton që LVV dhe Albin Kurti të cilin e njofëm me dekada dhe mbi 50% e votuan, nuk ekziston më. Tashmë LVV është një parti e zakonshme.

Të ngjashme