Donika Gërvalla duhet të shkarkohet për mungesë dhimbjeje

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 14:13 | Nga Kimete Berisha

Ajo mbrëmë, në Kuvend, qeshte… dhe e vinte në pozitë të keqe edhe kryeministrin, të cilin e nxiste të qeshte.

Veç çka nuk ia vendoste kokën në kraharor, duke u qaraveshur…

Derisa flitej për vrasjen barbare të një gruaje.

Me sëpatë.

…

Unë e kuptoj.

Kam parë njerëz që qeshin në të pame, qeshin në varrime e kur janë më së ngushti,

ama ata nuk janë ministra të Drejtësisë.

Askush nuk ua sheh për të madhe.

…

A qesh kur s’të dhemb zemra, apo kur të dhemb më tepër seç mund ta durosh – nuk e di.

Dhe nuk më intereson.

Kur qesh pa vend, dukesh e rrezikshme.

E pamëshirshme

…

Ta kesh ministre të Drejtësisë dikë që nuk e përmban dot gazin as kur flitet për vrasje të tmerrshme, është një nivel i ri i dështimit të drejtësisë.

Është dështim moral, duket problem psikik dhe ndihet si deformim shpirtëror.

Është dështim i vetëpërmbajtjes.

…

S’po kërkon kush që ministrja të qajë me urdhër, zyrtarisht.

Por të paktën të ketë pushtet mbi gazin e vet, para se të ushtrojë pushtet mbi drejtësinë.

…

Ajo qesh kur është për të qarë.

Nuk qan për asnjë zor.

Dhe tallet, duke huazuar tallje të huaja.

(Edhe në fyerje është epigone.)

…

Drejtësia është për të qarë.

Ministrja është për të qeshur.

…

P.S. Si shtrigat…

Postim i përbashkët

 ·

E kem dhurat nga diaspora kta

Përgjigju

Të ngjashme