Kur klientelizmi mposht meritën, Kosova humbë të ardhmen

Prishtinë | 21 Tet 2026 | 09:29 | Nga Safet Gëxhaliu

Një shtet që nuk e vlerëson dijen, meritën dhe talentin, rrezikon të humbasë pikërisht njerëzit që i nevojiten për të ardhmen.

Në fund, pyetja thelbësore është kjo:

A do të vazhdojë Kosova ta humbasë kapitalin e saj më të çmuar – dijen, talentin dhe energjinë e të rinjve – apo do të ndërtojë një sistem ku përparimi përcaktohet nga merita dhe jo nga besnikëria partiake?

Sepse kur pushteti e zhvlerëson dijen, shoqëria humbet besimin. Kur humbet besimi, qytetarët largohen. Dhe kur largohen njerëzit që mund ta ndryshojnë sistemin, klientelizmi rrezikon të shndërrohet nga një problem politik në një pengesë afatgjatë për zhvillimin e gjithë vendit.

Të ngjashme