Mërgimtarët që jetojnë dhe veprojnë në Sindelfingen të Gjermanisë, përpos punës dhe aktiviteteve tjera të rëndomta gjejnë kohë edhe për festë.
Nën organizimin e Shoqatës Kulturore “Isa Boletini” dhe në mbështetje të autoriteteve komunale, qindra bashkatdhetarë kanë festuar Festën Ndërkombëtare të qytetit të Sindelfingenit, që njihet ndryshe si “Festa e Rrugëve”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë manifestim performoi ansambli shqiptar që vepron në kuadër të shoqatës “Isa Boletini”, porse nuk munguan as këngët dhe vallet me tupanë.
Arti, kultura dhe sjellja e bashkatdhetarëve tanë në këtë qytet, la mbresa të mira edhe tek banorët gjermanë, por edhe të vet kryetari i këtij qyteti.
Ata u shprehën të entuziazmuar me performancën e trupës dhe në përgjithësi me kulturën dhe traditën shqiptare.
Nën ritmin e këngëve të bukura shqipe të interpretuar nga këngëtarja Benita Pula dhe tupanxhiu, Jozef Pervorfi, të gjithë të pranishmit vazhduan vallen me orë të tëra.
Aty u panë të gjitha shtresat, duke mos përjashtuar as të vegjlit, të cilët në mënyrën e vet iu gëzuan kësaj feste që tashmë është bërë pjesë e shqiptarëve që jetojnë në këtë rrethinë.
https://www.facebook.com/markaj.vilson/videos/1339941029457972/
https://www.facebook.com/markaj.vilson/videos/1340970379355037/

