Serbia e zgjedhjeve është Serbia e Vetëvendosjes. Serbia është aset për projektet e munguara. Serbia është mjet për të shpallur armiq poshtë e lart.
Konflikti me Listën Serbe sot ishte një inskenim i dobët. Ndërkohë që s’kanë përgjigje për teatrin në grevë, kanë zgjedhur t’bëjnë shfaqje e filma vetë.
Konjufca e bëri sot një simulim elektoral. Ka 18 muaj që deputetët e Listës Serbe nuk janë Kuvend. Ata thjesht janë nënshkruar çdo 6 muaj për t’i marrë pagat. Por Glauku na u paska aktivizu vetëm sot, 2 muaj para zgjedhjeve.
“Patriot me bateria”, kjo është shprehja popullore për atë që me fjalë hiqet si trim me fletë.
Patriotizmi elektoral është patriotizëm me bateria.