Maqedonci priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Gjermanisë

| 10 Dhj 2024 | 15:00 | Nga

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel Oliver Palkowitsch.

Gjatë këtij takimi, Maqedonci vlerësoi lart shërbimin dhe kontributin e nënkolonel Palkowitsch në realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë, mbështetjen për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij të përkushtuar, ministri e nderoi nënkolonelin me një certifikatë falënderimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjithashtu, Maqedonci i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrë pasuesit të tij, nënkolonel Marc Abendroth, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Gjermaninë.

Të ngjashme