Renovimi i Repartit të Hemodializës në Prizren, Kurti: Kushte më të mira për pacientët dhe stafin

| 26 Dhj 2024 | 10:50 | Nga

Sot janë përuruar renovimet në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, gjegjësisht të Repartit të Hemodializës.

E pjesëmarrës ishte dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Para mediave ai tha se renovimi kishte kosto prej rreth 151 mijë eurove, renovim ky që sipas të parit të qeverisë ka përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët dhe kushtet e punës për stafin.

“Është kënaqësi të jem sot këtu, në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, me rastin e renovimit të Repartit të Hemodializës. Ky renovim është investim i realizuar nga familja Sopi nga Zhuri i Prizrenit, si donacion në kujtim të nënës së tyre Nurie Sopi, që ishte paciente e këtij reparti”, tha Kurti.

“Renovimi është realizuar në katër faza, dhe ka përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët dhe kushtet e punës për stafin. Kostoja totale ka qenë rreth 151 mijë euro”. /klankosova

Të ngjashme