18 vëzhgues të BE-së fillojnë angazhimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

| 19 Jan 2025 | 11:21 | Nga

Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) sot ka vendosur në teren 18 vëzhgues afatgjatë për procesin e zgjedhjeve të Kuvendit të Kosovës të 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Por, në total, BE-ja po dërgon mbi 100 vëzhgues për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë”

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, Nathalie Loiseau, ishte bashkë më vëzhguesit, të cilëve u uroi mirëseardhje.

“Mirëserdhët në Kosovë, u uroj fat të mbarë në misionin tuaj në Kosovë”, u tha Loiseau vëzhguesve.

Vëzhguesit janë 18 shtetet anëtare të BE-së.

Zyra e Shtypit nga Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, ka njoftuar se vëzhguesit afatgjatë të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së (VAGJ) u vendosën sot në të gjithë Kosovën, ndërsa tani po fillojnë detyrat e tyre të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Kryevrojtuesja Nathalie Loiseau së bashku me Zëvendës Kryevëzhguesin Thomas Boserup i uruan VAGJ një mision të mbarë.

“Në total, BE-ja po dërgon mbi 100 vëzhgues për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme