Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova flen në thëngjill, por në anën tjetër s’ka energji, raporton Ekonomia Online.
“Kosova në dritë – mafia energjetike në burg. Kosova sot flen në thëngjill e s’ka energji. Është vendi me ajrin më të ndotur, ku tregtinë e mallit më të kërkuar – energjisë, e bëjnë tuxharët e mafisë energjetike”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se AAK-ja me partnerët e koalicionit do të shndërroj Kosovën në superfuqi energjetike.
“ E kemi dhënë fjalën që Kosovën ta shndërrojmë në superfuqi energjetike me kapacitet prej 1500 MË, dhe do ta mbajmë”, ka thënë Haradinaj.