Besa Ismaili publikon foto me Kadri Veselin, sjellë mesazhin e tij për Kaçanikun

| 19 Jan 2025 | 12:47 | Nga

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili ka postuar një foto me ish kryetarin e kësaj partie Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.

“Këtë foto e kemi realizuar në vitin 2019 në Kaçanik.  Kryetari Veseli, më porosiste që t’a vizitoj kur të mundem Kaçanikun e Hanin e Elezin. Janë njerëz shumë të mirë, më thoshte. Dhe për këtë isha e bindur edhe unë. Dhe unë këtë sugjerim të tij e kam marrë shumë për zemër dhe këto dy qytete i kam vizituar sa kam mundur dhe shumë shpesh”, ka shkruar ajo.

Ismaili ka thënë se ka udhëhequr disa projekte vullnetarë në komunitet atje edhe në vitin 2015,2016 e tutje.

“Në zgjedhjet lokale atje, e kam pasur shumë për zemër që të punoj me gratë atje që të rrisim vetëdijesimin për rëndësinë e pjesëmarrëses në zgjedhje: rëndësinë që gratë të votojnë, dhe rëndësinë që gratë të votohen. Sot, do të jem përsëri në Kaçanik. Kësaj radhe në tubimin elektoral të kandidatit për kryeministër z.Bedri Hamza. Kjo sepse besoj që programi i tij është i mirë për Kaçanikun, i mirë për Kosovën. Ju ftoj të merrni pjesë dhe të shihemi sot në Kaçanik në ora 18:30 në Palestrën e Sporteve!”, ka thënë Ismaili.

Të ngjashme