Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, theksoi se partia është e angazhuar për të sjellë ndryshime të vërteta në Kosovë, duke përfshirë përmirësimin e kushteve për gratë, si dhe një sistem mësimor gjithëpërfshirës.
Ai ftoi qytetarët të bashkohen me LDK-në më 9 shkurt për të krijuar një të ardhme më të mirë për vendin, raporton Ekonomia Online.
“Pesë tubime në ditë kishim në ditë, populli i Kosovës ka lëshuar kushtrimin e ndrysimit secili po pret ndryshimin, gratë, burra, pleq të rinjë. Gratë e Kosovës presim ndryshimin që më në fund do të ketë një Qeveri që do të zbatojë sistemin gjithëditorë të mësimit. Ku kanë një shujtë të ndrohtë dhe aktivtete gjithë ditore. Kjo është vetëm një nga planet për të bërë jetën më të letë të grave. Ne nuk flasim për ndryshim ne e sjellim atë bashkohuni me ne me 9 shkurt dhe jeta juaj do të bëhet më e mirë”, ka thënë Mustafa.
Në konferencën e sotme për media, Mustafa tregoi edhe për agjendën e së shtunës së kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhikut.
15:30-19:30
Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku:
15:30, Vizitë Banjës Onix, (Istog) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
16:00, Takim me qytetarët e Banjës së Istogut, (Sharaz Ëedding Hall) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
18:00, Tubim elektoral në Pejë, (Palestra e Sporteve Karagaç) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
19:30, Takim me banorët e Dranocit të Deçanit, (Palestra e sportit, në shkollën fillore “Sylë Alaj” – Dranoc)
