Abdixhiku: LDK i kthehet Pejës – Do të vazhdojmë misionin e Rugovës

| 26 Jan 2025 | 18:40 | Nga

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbajti një tubim në Pejë, ku theksoi se fryma e ndryshimit në Karagaç është garanci e fitores më 9 shkurt, raporton Ekonomia Online.

 Abdixhiku shprehu angazhimin për një Kosovë të fuqishme, të pavarur dhe të integruar në NATO dhe BE, duke shtuar se LDK-ja është e angazhuar për bashkim, jo përçarje.

“LDK dhe Peja janë një, këtu ka lindur kjo LDK dhe  Pejës do t’i kthehet LDK-ja. Këto zgjedhje ky ushtrim ju thërret të rreshtohet misionit të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Kosova shtet I pavarur dhe sovran i anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian është misioni ynë. Nuk jemi në garë me njëri tjetrën por me vetën. Dhe duhet të vendosim se a duhet të vazhdojmë me një politikë me përçarje apo duhet të vazhdojmë me një politikë që na sjelli pavarësinë dhe lirinë. Ju e dashura Pejë duhet të bëni zgjedhje të thjeshtë, ne nuk jemi për ndarje përçarje, as urrejtje e as sharje, LDK-ja kemi vetëm bashkimi. Shtëpia nuk mbahet pa miqtë sepse kjo është në traditat tona”, ka thënë Abdixhiku.

Ai përmendi investime të rëndësishme për Pejën, si ndihmën për stadiumin futbollistik dhe riasfaltimin e rrugës për në Rugovë.

 “Katër vite më parë populli i Kosovës i dha 51 për qind pushtetarëve, u dha edhe 12 miliardë në buxhet dhe puna e vetme është një urë në Sanadranë, mundesh me i pasur krejt dhe të mos bësh asgjë. Jam për të shtruar programin më të drejtë dhe më ambiciozë e cila jep më së shumti se çdo parti tjetër. Për të bërë këtë punë jam zotuar nga Rugovasit, do flas vetëm një herë dhe do të fillojmë menjëherë me ndryshimin e ligjit të parkut nacional të Pejës”, theksoi ai.

Abdixhiku u zotua për mbështetje të bizneseve dhe krijimin e mundësive për zhvillim.

“Pejës së bukur do të i vjen ndihmesa për stadiumin futbollistik plot 12 milionë euro, jam zotuar për riasfaltimit të rrugën për në Rugovë. Do të jemi partner jo sulmues të bizneseve e jo për ti kërcënuar e mbyllur por për të mbështetur dhe për të krijuar bereqet”, përfundoi i pari i LDK-së.

Të ngjashme