Krasniqi: S’e kam parë Veselin duke dërguar dikë në Kleçkë

| 29 Jan 2025 | 13:36 | Nga

Dëshmitari Naser Krasniqi deklaroi para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) se nuk e ka parë asnjëherë Kadri Veselin që ta dërgojë dikë në objektin e ndalimit në Kleçkë.

“Është e vërtetë se asnjëherë nuk e kam parë duke e dërguar dikë në atë qendër”, tha Veseli, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari tha se ka qëndruar përreth zonës së Kleçkës deri në përfundim të luftës, përkatësisht deri në fillim të qershorit 1999.

Me arsyen që informacionet konfidenciale mund të nxirren nga dëshmitari në pyetjet e radhës, avokati i Veselit, Rodney Dixon kërkoi seancë privat. Kjo kërkesë e mbrojtjes, u aprovua nga trupi gjykues.

Të ngjashme