Një gjuajtje me armë ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në në afërsi të spitalit të të verbërve të Komunës së Pejës.
Për Ekonomia Online zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se një zyrtar policor, gjatë patrullimit në këtë zonë, ka hasur në gëzhoja dhe njolla gjaku.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:52, pranë spitalit të të verbërve. Aktualisht, forcat e policisë janë në vendngjarje dhe po kryhen hetime për të zbuluar rrethanat e ngjarjes
“Rreth orës 14:52 një zyrtar policor gjersa ka qenë duke lëvizur në rrugën “Bill Clinton” në afërsi të spitalit të të verbërve në Pejë ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Të gjitha njësitë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme për të zbuluar se si ka ndodhur rasti”, ka thënë Gashi.