Haxhiu në Mitrovicë: Kjo mbështetje është motivim për të punuar e për të qenë zëri juaj në Kuvend

| 03 Shk 2025 | 12:40 | Nga

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka mbledhur qindra qytetarë në një tubim në Mitrovicë, ku është nderuar si qytetar nderi.

Ai ka thënë se këtë mbështetje do t’ua kthejë me punë dhe angazhim, me zhvillim ekonomik dhe investime.

“Mitrovicasit e mi të dashur, faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj. Kjo mbështetje e fuqishme është motivim për të punuar më shumë dhe për të qenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës”, shkroi Haxhiu.

Të ngjashme