Për të 18-ën herë më radhë, banorët e Ratkocit të Rahovecit dhe rrethinës i janë përgjigjur thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut në aksionin tashmë tradicional, raporton Ekonomia Online.
Vullnetarë nga fshati Ratkoc dhe fshatrat përreth, që kanë shëndet të mirë, me moton “Dhuro gjak-shpëto jetë!” ia mësyn dyerve të ambulancës për të dhuruar gjakun.
Tashmë 5 shkurti është dita tradicionale për dhurimin e gjakut në Ratkoc.
Për mirëvajtjen e aksionit janë kujdesur anëtarët e Këshillit Organizativ të këtij aktiviteti.
Shani Hoti, anëtar i Këshillit Organizativ i këtij aktiviteti, ka thënë qytetarët e Ratkocit në numër të madh po vijnë për të dhuruar gjak.
Ai tha se ky aktivitet i sivjetshëm iu dedikohet të gjithë atyre pacienteve që trajtohen në dializë.




