Kandidatja për deputet nga PDK-ja, Besa Ismaili ka thënë se PDK është për qytetarin dhe për një të ardhme më të mirë, raporton Ekonomia Online.
“Ishim në lagjen Qendresa, ku patëm një takim të ngrohtë me qytetarë aktivë që kërkojnë ndryshim dhe zgjidhje reale. Këtu, dy pushtete radhazi për më shumë se 10 vite dështuan të ndërtojnë madje një shkollë të vetme kaq të nevojshme për fëmijët dhe familjet e kësaj zone”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se PDK është gati të kryejë punë.
“Ne nuk premtojmë fjalë boshe – ne bëjmë realitet projektet që i shërbejnë qytetarit. Me përkushtim realizojmë atë që të tjerët e lanë pas dore. Votoni PDK 131 për #MaMirë Bedri Hamza kryeminister 1 #MemliKrasniqi2 #besaismaili41”, ka thënë Ismaili.