Shqipëri, kosovari ndalohet dhe i konfiskohen 16 mijë euro

Prishtinë | 08 Shk 2025 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se kosovar me inicialet G.M. ka dashtë të hyjë në Shqipëri me veturë, dhe i pati 16 mijë euro të pa deklaruara.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se paratë u gjetën gjatë kontrollit të veturës.

“Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi”.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar G.M., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme