Në Gjilan që disa herë me radhë pushteti po tenton ta votojë buxhetin, por pa sukses. Një përpjekje ka ndodhur edhe sot, e do të ndodhë edhe nesër me mëngjes.
Kjo situatë ka rrezik që ta fusë komunën në krizë nëse buxheti nuk miratohet deri më 1 mars, ngase atëherë asnjë pagesë nuk do të mund të bëhet.
Edhe seanca e sotëm urgjente, e ftuar për të rishikuar mundësinë e votimit të buxhetit për Komunën e Gjilanit, nga asamblistët e kësaj Komune, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit.
Ndërsa kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, thotë se si ekzekutiv e ka të drejtën ta propozojë buxhetin të cilin legjislativi i Gjilanit mund ta modifikojë.