Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka sqaruar se mandati i Qeverisë lidhet drejtpërdrejt me mandatin e Kuvendit, i cili përfundon me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, dhe jo me përmbushjen e katër viteve nga konstituimi i Kuvendit.
Përmes një postimi në Facebook, Cakolli ka thënë se Qeveria aktuale vazhdon të ushtrojë të gjitha kompetencat e saj deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ, shkruan Ekonomia Online.
“Anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit, dhe vetëm atëherë Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë” deri në formimin e Qeverisë së re”, shkroi ai.