Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë më së shumti vota me postë nga diaspora në komunën e Deçanit, atje ku janë numëruar të gjitha kutitë e votimit.
Gazetarja e Nacionales, Eriola Cacaj nga terreni na njofton se ka përfunduar edhe numërimi i kutisë së fundit, derisa dje u numëruan pesë të tjera.
Rezultati për Deçan është si vijon:
LDK – 875
VV – 772
AAK – 320
PDK – 45
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmjen e së premtes ka nisur me publikimin e rezultateve të votave me postë në faqen zyrtare.
Sipas numërimit të 14.36 për qind të këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje është në vendin e parë me një diferencë jo të madhe nga vendi i dytë, që është LDK-ja,
Në bazë të këtij numërimi LVV-ja ka marrë 44.33 % të votave.
Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës që deri më tani ka 33.55%.
Pas saj renditët Koalicioni AAK-Nisma me 9.68 % të votave, kurse në vendin e katër është Partia Demokratike e Kosovës me 6.48 %.