Zv/ministri i Drejtësisë tregon pasojat ligjore nëse Kurti s’dëshmon në Prokurorinë Speciale

Prishtinë | 02 Mar 2025 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka treguar pasojat ligjore që mund të ketë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëse refuzon të paraqitet si dëshmitar në Prokurorinë Speciale.

Sipas Sallahut, rregullimi ligjor i kësaj çështjeje përcaktohet nga neni 132 i Kodit të Procedurës Penale, i cili trajton dy raste specifike: mosparaqitjen dhe refuzimin e dëshmisë.

“Pra, për secilën mosparaqitje dënohesh deri në 250 euro. Kësisoj, për mosparaqitje, denimi shqiptohet vetëm me gjobë dhe se është përfundimtar, e i vazhdueshëm derisa nuk paraqitesh.

Nëse paraqitesh, por nuk dëshmon së pari dënohesh me gjobë deri në 250 euro dhe më pastaj dënohesh me burg deri në 1 muaj. (shih pjesën e fundit të paragafit 1 dhe paragrafin 2 të nenit 132).

Pas mbajtjes së dënimit efektiv (me burg) gjyqtari nuk mund të urdhërojë dëshmitarin për të dëshmuar për rastin identik.

Secili vendim tjetër i gjykatës, është shkelje brutale e lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktuar me Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare!” – ka shkruar ai.

Të ngjashme