Moti për javën e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në 18°C

Prishtinë | 02 Mar 2025 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Java e ardhshme do të sjellë kushte të qëndrueshme meteorologjike në Kosovë, do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me diell, ndërsa ditët e hënë dhe e premte priten me vranësira të pakta.

Gjatë pjesës së parë të javës, ngricat dhe mjegulla mund të shfaqen në viset e larta dhe mesatare.

Erat do të jenë të lehta deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm.

Temperaturat minimale pritet të luhaten ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 7 deri 18 gradë Celsius.

Të ngjashme