Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se përparimi i pozitës së gruas në shoqërinë tonë është një arritje e rëndësishme, por ende mbetet punë për të bërë.
Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 8 Marsit.
“Historia jonë ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë, duke qëndruar e palëkundur përballë sfidave të kohërave. Përparimi i pozitës së gruas në shoqërinë tonë është një arritje e rëndësishme, por ende mbetet punë për të bërë. Është përgjegjësi e përbashkët që të angazhohemi për një shoqëri ku gratë gëzojnë barazi të plotë dhe mundësi të drejta”, ka thënë Haradinaj.