Aleanca Kosovare e Bizneseve i kërkon Qeverisë së Kosovës të suspendojë vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike 15%, ose qeveria të heqë TVSH-në nga faturimi i energjisë elektrike, që do të ishte e mirëpritur nga bizneset dhe konsumatorët kosovarë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, thotë se veprimi i suspendimit të vendimit të ZRRE-së do ishte më së miri për të gjithë, njëherësh heqja e TVSH-së do të ishte alternativë adekuate për të mos rritur varfërinë në Kosovë.