Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pohuar se është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë 250 euro për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore, raporton Ekonomia Online.
Kurti i pyetur për dënimin nga Gjykata e Prishtinës me 250 euro për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore, me ironi tha se ndonjëherë e dënojnë atë, mirëpo sugjeroi gazetarët që të mos mërziten për një gjë të tillë.
“Më dënojnë mua nganjëherë, por mos u mërzitni ju”, tha Kurti.
Kurti është paralajmëruar që nga fundviti i kaluar se nëse nuk dëshmon në prokurori, do të gjobitet.
Kryeministri Kurti ka kërkuar vazhdimisht që prokurorët t’i shkojnë në zyrë dhe ka thënë se ka precedent për këtë, por gjykata e ka urdhëruar atë që të dëshmojë në prokurori.
Kurti është ftuar të dëshmojë lidhur me dyshimet e prokurorisë në rastin e rezervave shtetërore. Prokuroria dyshon se shteti është dëmtuar me rreth 600.000 euro gjatë blerjes së produkteve për rezervën shtetërore.
LEXO EDHE: