Partia Demokratike Turke e Kosovës ia konfirmon mbështetjen Kurtit edhe për një mandat

Prishtinë | 03 Pri 2025 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të konsultimeve për formimin e qeverisë së re, sot është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, ministrin Fikrim Damka.

Zyra e kryeministrit njoftoi se ata kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që bashkëpunimin ta vazhdojnë edhe në legjislaturën në vijim.

“Bashkë diskutuan për hapat përpara për formimin e institucioneve të legjislaturës së 9-të të dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Kryeministri Kurti falënderoi z. Damka për punën si ministër i kabinetit në këtë mandat të plotë të qeverisë dhe për bashkëpunimin e afërt si në qeveri ashtu edhe në kuvend. Të dyja palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në legjislaturën në vijim.”, thuhet në njoftimin  e  Zyrës së kryeministrit.

Të ngjashme