Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, ka siguruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten plotësisht të përkushtuara për NATO-n, duke shtuar se Uashingtoni është aktiv në aleancën veriatlantike më shumë se kurdoherë më parë.
“Një histeri dhe hiperbolizim që po e shohin mediat botërore dhe disa vendore për NATO-n nuk qëndrojnë. Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se ai e përkrah NATO-n dhe se ne do të mbetemi në Aleancë”, tha Rubio në një paraqitje bashkë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Bruksel, ku nisi takimi dyditor i ministrave të punëve të jashtme të 32 vendeve anëtare të Aleancë Veriatlantike.
Kryediplomati amerikan, tha po ashtu se Amerika do që NATO-ja të jetë më e “fortë” dhe se siç i quajti ai shtetet shumë të pasura anëtare të NATO-s, duhet që bashkë me SHBA-në të arrijnë qëllimin që, sipas Rubios, “të gjitha vendet anëtare të rrisin 5 për qind shpenzimet për mbrojtje kolektive”.