Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se situata politike nuk ka ndryshuar nga seancat e kaluara dhe se vetëm një ndërrim i kandidatit për kryeparlamentar mund të sjellë zhvillime të reja, raporton Ekonomia Online.
“Nuk ka ndonjë ndryshim nga seancat e mëhershme. Sikurse e dini, kemi dhënë një zgjidhje, pra të propozohet një kandidat tjetër unifikues. Nëse kjo ndodh, me siguri që sot do të votohet. Nëse nuk ndërrohet kandidatja, atëherë duket se do të mbesim në të njëjtën situatë.”
Ai ka thënë se nuk do të pranonte të takohej me Kurtin për konsultime.
“Nuk do të pranoja një takim me Kurtin personalisht, por nënkryetarja e pastrisë Time Kadijaj është e autorizuar që të konsultohet me zotëri Deharin”, është shprehur Haradinaj, para nisjes së vazhdimit të seancës.
