FSK-ja rrit kapacitetet në Xhenion Luftarake përmes trajnimit të specializuar

Prishtinë | 06 Maj 2025 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar me sukses “Kursin Bazik për Xhenier Luftarak”, në kuadër të përforcimit të kapaciteteve të Xhenios Luftarake.

Trajnimi u udhëhoq nga instruktorë të Regjimentit të Xhenios të Gardës Kombëtare, me mbështetjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komandës së Forcave Tokësore.

Gjatë kursit, siç u tha, pjesëmarrësit u përgatitën në fusha të rëndësishme si fortifikimet fushore dhe urbane, kalimi i pengesave ujore dhe i fushave të minuara, si dhe përdorimi i eksplozivëve për krijimin ose çarjen e pengesave.

Ky trajnim synon rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit të pjesëtarëve të FSK-së në situata luftarake.

Të ngjashme