Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur me një letër zyrtare kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ka ritheksuar qëndrimet e LDK-së, raporton Ekonomia Online
Abdixhiku ka theksuar se Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike si rezultat i dështimit për të krijuar partneritet politik dhe për të garantuar shumicën parlamentare.
Ai ka vlerësuar se bllokimi i proceseve kushtetuese ka thelluar polarizimin shoqëror dhe ka pamundësuar bashkëpunimin.
Si zgjidhje, Abdixhiku ka propozuar nisjen e një procesi të ri politik që përfshin të gjitha partitë shqiptare parlamentare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit.
Letra e plotë:

