Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

Prishtinë | 19 Maj 2025 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shi dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme