U përkujtua me nderime të mëdha Heroi i Kosovës Ahmet Hoxha

Prishtinë | 22 Maj 2025 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Miq, shokë, bashkëluftëtarë përkujtuan me pietet Heroin e Kosovës Ahmet Hoxha, i cili u vra në burgun e Dubravës nga forcat serbe.

Mbi varrin e Heroit Ahmet Hoxha u vendosën kurora të freskëta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.

Duke kujtuar personalitetin atdhetar dhe ushtarak të Ahmet Hoxhës, bashkëluftëtari i tij , Skender Ferizi, u shpreh se Ahmet Hoxha është njëri nga çlirimtarët e parë në Kosovë, duke qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Sali Çekajt etj.

Ahmet Hoxha ka qenë njëri nga pjesëtarët e grupit të parë që kreu ushtrimet në Surrel të Shqipërisë.

Homazhe për Ahmet Hoxhën organizuan edhe nxënësit e njërës nga shkollat më të mëdha në Ferizaj, që mban emrin e këtij heroi.

Të ngjashme