Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Oriola Marashi, po vazhdon ta kërkojë qenushen e saj, Lolën, e cila ka humbur prej dy ditësh.
Për gjetjen e saj, Marashi ka ofruar një shpërblim prej 2 mijë eurosh për këdo që arrin ta gjejë dhe ta kthejë pranë saj.
Edhe sot, dy ditë pas humbjes së Lolës, ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi të mëhershme me qenushen, duke shprehur mallin që ndien për të.
“Bota ime është e paplotë pa ty, Lola”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e fotografisë.
