Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Ulpianë të Prishtinës

Prishtinë | 29 Maj 2025 | 08:50 | Nga Gzim Mujaj

Një person u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Lajmin e konfirmoi për Ekonomia Online zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 06:00, është pranuar informata për një person (mashkull) pa shenja jete në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që lidhen me këtë rast.

Të ngjashme