Kurti viziton çerdhen “Albiona Asllani” në Shtime, feston me fëmijët dhe pret tortën

Prishtinë | 02 Qer 2025 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të funksionalizimit të çerdhes “Albiona Asllani” në Shtime, kryeministri në detyrë Albin Kurti vizitoi nga afër objektin e rinovuar, raporton Ekonomia Online.

Kurti hyri në ambientet e brendshme të çerdhes, ku pa nga afër kushtet e reja dhe u bashkua me fëmijët në aktivitetet e tyre ditore. Ai shprehu kënaqësinë për këtë projekt, duke theksuar rëndësinë e investimeve në arsimin e hershëm dhe kujdesin ndaj më të vegjëlve.

Ngjarja u përmbyll në një atmosferë festive, ku së bashku me fëmijët, Kurti preu edhe tortën e përgatitur enkas për këtë rast, duke e cilësuar këtë ditë si një moment gëzimi dhe simbol të përkushtimit ndaj brezit të ardhshëm.

Të ngjashme