KEK-u bëri të ditur se deri më tani ka lidhur 15 marrëveshje komerciale, duke përfshirë edhe ndërmarrje publike strategjike.
NJOFTIMI I PLOTË i KEK-ut:
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) inkurajon të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë siguruar furnizues të energjisë elektrike, që të lidhin kontrata komerciale të drejtpërdrejta me KEK, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.
Sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), KEK është e licencuar për furnizim në treg të hapur dhe deri më tani ka lidhur me sukses 15 marrëveshje komerciale, duke përfshirë edhe ndërmarrje publike strategjike.
Pse të zgjidhni furnizimin komercial direkt nga KEK?
Për të nisur procesin, ju lutemi kontaktoni në: [email protected] 080010600