PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: Të jemi pranë atyre që kanë nevojë

Prishtinë | 06 Qer 2025 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pritur sot përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, uroi festën dhe theksoi rëndësinë e solidaritetit.

“Kjo ditë është kur duhet të gjendemi pranë atyre që janë në nevojë dhe kalojnë momente të vështira në vendin tonë. Po ashtu angazhimin tonë do ta kujtojmë për shtetin e Kosovës, si shtet në ndërtim e sipër”, tha Tahiri.

Të ngjashme