Dështimi i radhës, i 34–ti, nuk ka konstituim të Kuvendit

Prishtinë | 19 Qer 2025 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Dështoi edhe vazhdimi i 34-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sërish përpjekje e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi e seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe
Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan
dhe nuk morën pjesë në votim.

51 deputetë votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 21 qershor, në orën 10:30.

Të ngjashme